
Rritja e numrit të madh të të infektuarve me koronavirus ka bërë që Qeveria e Kosovës të paralamëron shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Vetëvendosje vazhdimisht po bën thirrje për zgjedhje, pasi sipas tyre kjo qeveri është ilegale.
Ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi tha se Kosovës nuk i duhet gjendje e jashtëzakonshme por zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Besimi i qytetarëve dhe padituria qëllimkeqe nuk kompensohen me gjendje të jashtëzakonshme”, u shpreh Abazi në Facebook.
