Insiston Haradinaj: I domosdoshëm roli amerikan në dialog

20:04 | 14 October 2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vazhduar me turin nëpër Komunat e Kosovës për të bashkëbiseduar me qytetarë të shumtë për temat e interesit nacional por edhe ato të nivelit lokal.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se sot përveç vizitës në disa biznese, ka bashkëbiseduar me qytetarë të Komunës së Suharekës.

Temë e këtij bashkëbisedimi ka qenë dialogu dhe se roli amerikan në të është i domosdosshëm.

“Përderisa pushtetarët po fshihen nga qytetarët, kam vazhduar sot ciklin e bashkëbisedimit me qytetarë, kësaj radhe në Suharekë. Biseduam për dialogun, domosdoshmërinë e rolit amerikan në të si dhe rëndësinë e madhe që ka për vendin tonë anëtarësimi në NATO”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se shqetësim mbetet mënyra se si Qeveria e Kosovës po i qaset krizës së rënd në vend.

“Gjithashtu, shpreha shqetësim për mënyrën se si po i qaset qeveria krizës në vend, çmimet në rritje, por jo edhe pagat, të cilat edhe më tutje mbesin të parregulluara me ligj. Dobësimi dhe varfërimi i mjekëve, mësimdhënësve, policëve e zyrtarëve të tjerë të shtetit, shkakton dobësimin e sistemit shëndetësor, arsimor, atij të sigurisë dhe shtetit në tërësi”, është shprehur Haradinaj para qytetarëve suharekas.

Komento: