Insiston kryeministri Haradinaj: S’ka sanksion që na detyron të heqim taksën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Insiston kryeministri Haradinaj: S’ka sanksion që na detyron të heqim taksën

15:54 | 12 Shkurt 2019

Taksa ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës nuk do të hiqet.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se s’ka asnjë sanksion që mund ta detyrojë të heqë taksën ndaj mallrave serbe.

Pas mbledhjes së qeverisë, ai ka komentuar deklarimet e fundit nga SHBA-ja dhe hapat e parë sanksionues pas refuzimit që të hiqet taksa. Ka thënë se gjuha e presionit ndaj Kosovës nuk kryen punë.

“Taksa mund të jetë pakufi, përjetësisht deri kur të zgjidhet problemi Kosovë-Serbi. S’ka sanksion që na detyron të heqim taksën. As nga vendet nacionale as nga organizatat. Duhet të kujtojmë prej ku vijmë. Vijmë nga periudhat më të vështira që i kemi kaluar. Shantazhet e gjykatës nuk e bëjnë dallimin tek ne. S’është gjuha e duhur me Kosovën, forma e presionit. Nuk jep efekt”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka thënë se nuk duhet t’i kërkohet nga partnerët heqja e taksës, duke shtuar se “duhet të ruhet integriteti i kryeministrit”.

Komento: