Gjatë këtij aksioni janë mbyllur gjithsej 20 biznese.
Të dielën, Drejtoria e Inspeksionit kanë kryer kontrolle inspektuese sipas detyrës zyrtare në disa subjekte afariste dhe tek lojërat e fatit në rajonin e qytetit të Mitrovicës.
Qëllimi i këtyre inspektimeve ka të bëjë me respektimin e orarit të punës nga ato subjekte afariste të cilat zhvillojnë veprimtaritë e tyre edhe gjatë ditës së diel, ku në bazë të Rregullores Komunale Nr. 03/2014 e diela është ditë pushimi për të gjitha bizneset përveç mega marketeve.
Gjatë këtij aksioni janë mbyllur gjithsej 20 biznese, dy mega markete të mëdha, dhe dy lojëra të fatit ka bërë të ditur drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti.
Ahmeti, tha se gjatë këtij aksioni nuk ka pasur ndonjë problem dhe lokalet janë mbyllur menjëherë, pasi që janë njoftuar me kohë se do të ndodh një gjë e tillë.
Me këtë rast Drejtoria e Inspeksionit kanë marrë masa konform ligjeve në fuqi dhe kanë ndaluar zhvillimin e veprimtarive të këtyre subjekteve.