Inspeksioni në aksion kundër lokaleve të masazhit në Prishtinë

22:35 | 26 February 2019

Inspeksioni mbyll pesë lokale masazhi në Prishtinë.

Ekipet e Inspeksionit sonte mbyllën pesë lokale të masazhit në kryeqytet, për shkak të mungesës së pëlqimit sanitar, këtë e bëri të ditur zëdhënësi komunal, Adonis Tahiri.

Gjoba nga 1,000 euro për të gjitha ato, gjoba të tjera për pirje të duhanit në hapësira të mbyllura, si dhe gjoba për mungesë të librezave sanitare në disa të tjera.

Vërejtje: Drejtoria e Inspeksionit ka kompetencë vetëm për kontroll sanitar në këto lokale, e jo edhe për mbikëqyrjen e veprimtarisë së tyre.

Komento: