Inspektorati i Policisë nis hetimin ndaj pjesëtarëve të mbrojtjes së afërt të Thaçit

23:43 | 03 Qershor 2020

Veron Hasani që u arrestua sot nga mbrojtja e afërt e Presidentit Hashim Thaçi, pasi e quajti atë hajn, është deklaruar para mediave për atë që ka ndodhur pas lirimit të tij.

“Qeveria Hoti me Presidentin Thaçi kanë filluar brutalitetin ndaj qytetarëve të Kosovës. Truprojat e Hashim Thaçi kanë ardhur në drejtim timin dhe të shokëve dhe na sulmuan. Kanë përdorur dhunë fizike ndaj meje”, ka thënë Hasani.

“Për këtë do t’i ndjekim penalisht. Ata kanë ardh drejt meje nuk kanë treguar se kush janë dhe më kanë sulmuar pa u prezantuar se janë mbrojte e afërt e Hashim Thaçit. Qëllimi s’ka qenë ta sulmoj, por t’ia dëshmojë vullnetin e qytetarëve se është hajn”.

Avokati i tij, Tomë Gashi, ka njoftuar se Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimin mbi pjesëtarët e mbrojtjes së afërt të Thaçit lidhur me rastin.

Komento: