Inspektorati i Punës kryen kontrolle në qendra të masazheve, këto janë gjetjet nga inspektimi

00:08 | 16 November 2024
inspektorati-i-punes-kryen-kontrolle-ne-qendra-te-masazheve,-keto-jane-gjetjet-nga-inspektimi

Inspektorati i Punës, ka kryer kontrolla në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve.

Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi së bashku me zëvendësministrin e Financave, Agon Doburna po mbikëqyrin nga afër procesin e inspektimit të sotëm.

Teksa u treguan edhe gjetjet nga ky inspektim.

“Deri më tani nga inspektorët e punës janë evidentuar shkelje të dispozitave ligjore ku u gjetën punëtorë të paformalizuar, orë jashtë orarit të rregullt të punës dhe orë të punës në vikende të pakompenzuara, ditë të pushimeve të pakompenzuara dhe shfrytëzuara si dhe punëtorë shtetas të huaj pa leje pune dhe leje qëndrimi në Republikën tonë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Komento: