Inspektorati i Punës në aksion, ndalohen punimet në 34 vende

10:50 | 18 Prill 2026
inspektorati-i-punes-ne-aksion,-ndalohen-punimet-ne-34-vende

Inspektorati Qendror i Punës tha se ka kryer 72 inspektime në gjithë territorin e vendit në sektorët me rrezikshmëri të lartë.

Nga këto inspektime puna është ndaluar në 34 punishte, sipas njoftimit të Inspektoratit.

Inspektorati tha se “ka ndërmarrë aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, në zbatim të vendimit të Ministrisë së Punës.

Ky raport 48-orësh nga Inspektorati Qendror i Punës paraqet rezultatet e inspektimeve të realizuara në kuadër të këtij aksioni.

Komento: