Inspektorati obligon Telekomin ta rikthejë në punë ish-kryeshefin Bedri Istrefi, disa javë pasi u shkarkua

18:28 | 27 Maj 2020

Disa javë pasi u shkarkua, Inspektorati obligon Telekomin ta rikthejë në punë ish-kryeshefin Bedri Istrefi.

Inspektorati i Punës ka nxjerr një vendim përmes së cilit ka obliguar Telekomin e Kosovës që të kthejë në punë ish-kryeshefin e kësaj ndërmarrje, Bedri Istrefi.

Në pikën I të vendimit të Inspektoratit thuhet se ankesa e Bedri Istrefit e bërë në këtë Institucion është e bazuar.

Ndërsa në pikën II thuhet se vendimi i Telekomit të Kosovës është në kundërshtim me Ligjin e Punës, por edhe ligje tjera të aplikueshme në vendin tonë.

Derisa në pikën III thuhet se Telekomi i Kosovës duhet të anulojë vendimin e marrë dhe ta njoftojë Inspektoratin brenda 8 ditëve për veprimet e ndërmarra.

Inspektorati i ka dhënë afat prej tetë ditësh Telekomit për të zbatuar këtë vendim, në të kundërtën mund të pësojë masë të ndëshkimit me gjobë.

Ndryshe, Bedri Istrefi u shkarkua rreth një muaj më parë nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes Telekomi i Kosovës.

Komento: