Inspektorati Policor rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Fushë Kosovë

16:26 | 04 Shkurt 2026
inspektorati-policor-rekomandon-suspendimin-e-nje-zyrtari-policor-ne-fushe-kosove

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor të angazhuar në Stacionin Policor të Fushë Kosovës. Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së po zhvillojnë hetime ndaj zyrtarit policor për veprën penale “Sulm”.

Pas konsultimeve me prokurorinë përkatëse, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. Sipas njoftimit të IPK-së, incidenti raportohet të ketë ndodhur pas mesnatës në Fushë Kosovë, ndërsa zyrtari policor i përfshirë në rast ka qenë jashtë detyrës zyrtare në momentin e ngjarjes. Hetuesit e IPK-së, në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës, pritet të ndërmarrin veprime të mëtejshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.

Komento: