Institucionet e vendit do të shpenzojnë mbi 1.5 milion euro për pije të ndryshme

14:19 | 13 Nëntor 2019

Institucionet e vendit do të shpenzojë miliona euro vetëm për ujë dhe pije të ndryshme.

Kështu, institucionet e vendit do të shpenzojnë plotë 1 milion e 655 mijë e 481 euro për furnizim me ujë, pije të gazuara dhe të pa-gazuara, shkruan ORAinfo.

Kjo kontratë është e vflefshme për tre vjet e ardhshme.

Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) ne emër të disa institucioneve qendrore dhe lokale ka bërë përzgjedhjen e kompanisë që do t’i furnizojë me këto pije institucionet e vendit.

Kontrata për këto shërbime është nënshkruar me 10 tetor ndërmjet AQP-së dhe kompanisë fituese.

Në këtë kontratë është bashkangjitur edhe lista e furnizimit me pije për institucionet e vendit, ku shihet se ato do të furnizohen me ujë, lëngje të ndryshme dhe pije të gazuara dhe të pa –gazuara.

Më poshtë mund ta shihni listën e plotë te pijeve me të cilat furnizohen institucionet e vendit. /ORAinfo/

Komento: