Institucionet nuk e ndalin operimin e trenave ilegalë në veri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Institucionet nuk e ndalin operimin e trenave ilegalë në veri

08:17 | 29 Maj 2019

Pushteti nuk e ndal operimin e trenave ilegalë në veri.

Dy trena ilegalë vazhdojnë të operojnë në veri të vendit edhe pse që nga janari i vitit 2017, Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave kishte marrë vendim për ndalimin e operimit të trenave që nuk janë të licencuar.

Anëtari i Bordit të këtij institucioni, Shkumbin Hyseni ka bërë të ditur se që nga ai vendim vetëm një tren është ndaluar, ndërsa dy trena të tjerë kanë vazhduar të operojnë në veri si trena të udhëtarëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në mbledhjen e Komisionit për zhvillim ekonomik, në të cilën është shqyrtuar Raporti vjetori i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, ai ka thënë se nuk e di arsyen pse nuk është ndaluar veprimtaria e tyre.

“Pse nuk janë ndalur duhet të pyeten ministritë përkatëse ose institucionet e sigurisë. Ne kemi lëshuar vendimin, në bazë të këtij vendimi duhet të veprohet. Pse nuk veprohet nuk jam kompetent që të jap përgjigje”, ka pohuar Hyseni.

Komento: