Numri i madh i veturave qeveritare dhe institucioneve tjera shtetërore, po i kushton buxhetit të Kosovës edhe për mirëmbajtjen e tyre.
Buxheti i shtetit do të shpenzojë afër 1 milion euro për blerjen e gomave për automjeteve, shkruan ORAinfo.
Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) ka nënshkruar dy kontrata për furnizim me goma dimërore dhe
verore.
Njëra kontratë është nënshkruar me kompaninë “Euro Goma” që peshon 503 mijë e 642 euro. Përmes kësaj kontrate do të furnizohen me goma niveli qendrorë, shkruan ORAinfo.
Ndërkaq kontrata e dytë është nënshkruar me kompaninë “Bibaj” në vlerë prej 442 mijë e 277 euro, përmes secilës do të furnizohen me goma niveli lokal, Policia e Kosovës dhe Inspektorati i Policisë.
Të dy kontratat kanë hyrë në fuqi nga data 1 nëntor dhe janë valide 36 muaj.
Blerjen e këtyre gomave për institucionet e lartëpëmrndura e ka bërë Agjencia Qendrore e Prokurimit në
emër të Autoriteteve Kontraktuese. /ORAinfo/