Instituti Hidrometeorologjik njëfton për parashikimin e motit, vranësira dhe shi

14:29 | 05 August 2021

Moti në dy ditët e ardhshme, vranësira dhe shi.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në dy ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm.

IHK njofton se të premten parashihen vranësira të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të ndryshëm.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të premten në vendin tonë parashihen vranësira të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të ndryshëm”, thuhet në raportin e IHK.

Siç transmeton Telegrafi, në fushat termike parashihet rënie në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizën ndërmjet 27-32 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.

Ndryshe, Severe Weather, agjencia meteorologjike ka paralajmëruar për një rrezik të mundshëm për shtetet e Gadishullit Ballkanit – krejt kjo për shkak të një stuhie.

E vendet me rrezikshmëri të lartë po cilësohen Kroacia, Bosnjë, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut – ku erërat e forta mund të shkaktojnë dëme – të përcjella me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbysje e madje edhe tornado.

Komento: