Instituti Hidrometeorologjik njofton për parashikimin e motit për ditën e sotme

09:05 | 06 Tetor 2022

Parashikimi i motit për ditën e sotme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesi i sotëm do të jetë i freskët dhe në shumë vende mund të paraqitet edhe mjegulla, kryesisht ultësira.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë Celsius.

“Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira gjatë gjithë javës. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Komento: