Instituti Hidrometeorologjik njofton se cili qyteti i Kosovës do të jetë më i ftohti sot – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Instituti Hidrometeorologjik njofton se cili qyteti i Kosovës do të jetë më i ftohti sot

08:15 | 08 Shkurt 2019

Moti mbi vendin tonë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët, me temperatura nga 3-5 gradë Celsius maksimalet.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se Podujeva me rrethinë paraqitet ndër vendet më të ftohta gjatë ditës së premte, ku minimalet do të regjistrohen -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 2 gradë Celsius, kurse qyteti i Gjilanit dhe i Prizrenit parashihet t’i regjistrojnë temperaturat më të larta deri në 6 gradë Celsius.

“Vendet tjera do t’i regjistrojnë temperaturat nga 3-5 gradë Celsius maksimalet, ndërsa minimalet në gjithë territorin parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius. Reshje shiu nuk parashikohen, megjithatë gjatë natës priten riga të dobëta në Pejë dhe në pjesën e dytë të ditës, riga të dobëta shiu pritet të ketë në Mitrovicë.

Kjo situatë e ndryshueshme meteorologjike vjen si pasojë e shtrirjes së vranësirave të ulëta në gjithë territorin tonë, por që aktiviteti i tyre mbetet labil si pasojë e masave të ajrit nga pjesa verilindore dhe veriperëndimore e kontinentit. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në njoftim.

Komento: