Instituti Hidrometeorologjik tregon se a pritet të bie i nxehti ekstrem në Kosovë

17:16 | 04 August 2021

A pritet të bie i nxehti ekstrem në Kosovë? – Flasin nga Instituti Hidrometeorologjik.

Tash e disa javë Kosova po përballet me temeraturat më të larta që ka pasur ndonjëherë të cilat arritën deri në 39 grad Celsiu.

Por këto temperatura pritet të bien gjatë muajit gusht, keshtu bërë të ditur në një prononcim per Gazetën Insajderi, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Temperaturat pritet të bien nga dita e premte, temperaturat nuk do të shkojnë më në 39 grad Celsius, por do te jenë 35 gradë celsius deri në 36 gradë celsius”, tha Aliu për Insajderin.

Nga këto temperatua të larta është rritur edhe numri i pacientëve që po kërkojnë ndihmë në QKUK.

Ndonëse, IKSHPK disa herë ka apeluar tek qytetarët që të mos dalin jashtë në këto temperatuar pa pasur nevojë. Poashtu, në këtë kohët të nxehtë është rekomanduar që edhe ushqimet që përmbjanë mish të largohen pasi mund të shkaktojnë helmim.

Komento: