Instituti për Kri*met e Kryera Gjatë Luftës, Kurti njofton se ka mbledhur qindra materiale që dëshmojnë krim*et e kryera në Kosovë

11:38 | 13 November 2024
instituti-per-kri*met-e-kryera-gjate-luftes,-kurti-njofton-se-ka-mbledhur-qindra-materiale-qe-deshmojne-krim*et-e-kryera-ne-kosove

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë vizitës që i ka bërë Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës, ka parë qindra materiale që dëshmojnë krimet e kryera në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhjen e qeverisë, ai ka thënë se është punë jetike dhe vendimtare si për historinë, ashtu edhe për drejtësinë ruajtja e tyre.

“Aty pash se si po ruhen materialet, e nëse do të thuhej se sa ka material, do ishte 189 metra gjatësi në këmbë me foldera, apo thënë ndryshe një 15.8 terabajt informacion. E gjithë kjo falë atyre që kanë kontribuar, qytetarëve, institucioneve, komunave e gazetarëve e shumë të tjerëve. E dimë që ky proces nuk është i lehtë por është thelbësore për të jetësuar të vërtetën, për ta dokumentuar të vërtetën dhe për ta mundësuar dhe ndihmuar drejtësinë”, u shpreh Kurti.

Ai potencuar se ka përkushtim për të mbrojtur kujtesën tonë kolektive.

“Ky bashkëpunim është dëshmi e përkushtimit të përbashkët për të mbrojtur kujtesën tonë kolektive. Andaj për raste si kjo, kujtojmë të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë tonë”, tha tutje Kurti.

Komento: