Institutit Hidrometeorologjik paralajmëron vërshime në fundjavë

18:44 | 09 December 2022

Fundjavë me reshje shiu në Kosovë, priten edhe vërshime.

Gjatë fundjavës mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, të cilat mund të shkaktojnë vërshime në rajonin e Dukagjinit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë reshje shiu me intensitet të mesëm deri në të lartë me një probabilitet të lartë për paraqitje të përmbytjeve (vërshime të shpejta) dhe rrëshqitje të dheut në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, transmeton Telegrafi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Java e ardhshme parashihet të jetë e ftohtë dhe me vlera negative të temperaturave minimale.

Komento: