Integrimi euroatlantik e siguria rajonale, temë e takimit të Gërvalles me homologun polak

21:43 | 24 Shtator 2024
integrimi-euroatlantik-e-siguria-rajonale,-teme-e-takimit-te-gervalles-me-homologun-polak

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj polak, Radoslaw Sikorski.

Bëhet e ditur se Gërvalla e Sikorski folën për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës e Polonisë por edhe për çështjet e sigurisë rajonale dhe integrimin euroatlantik.

“Takimi vuri në pah marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës dhe Polonisë, duke u përqendruar në përkushtimin e përbashkët të të dy vendeve ndaj vlerave evropiane, sigurisë dhe thellimit të bashkëpunimit dypalësh”.

“Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e Polonisë në proceset e integrimeve euroatlantike të Kosovës duke theksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për të mbështetur me të gjitha mjetet Ukrainën dhe qytetarët e saj në luftën kundër agresionit rus si dhe për të luftuar së bashku ndikimet e rrezikshme në rajonin tonë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Gërvalla po ashtu e vlerësoi rolin e Polonisë në përparimin e Kosovës drejt anëtarësimit euroatlantik.

Komento: