Integrimi evropian i Serbisë, Hahn thotë së ngecja e dialogut nuk duhet të ndikojë në këtë proces

11:53 | 29 March 2019

Dialogu Kosovë – Serbi duket se ka ngecur, e për këtë ka reaguar edhe Komisioneri evropian për Zgjerim, Johannes Hahn.

Ai ka thënë se kjo ngecje nuk bën të jetë arsye për ndalimin e procesit të integrimit evropian të Serbisë.

“Më vjen shumë keq që dialogu është ndalë, kjo nuk është gjë e mirë. Nuk ka arsye dhe do të ishte befasi që të ndalet çdo gjë vetëm për shkak se dialogu është në ngecje”, ka thënë Hahn në konferencën e përbashkët me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, përcjell agjencia serbe lajmeve beta.

Hahhn ka shtuar se po vazhdojnë përgatitjet për hapjen edhe të një kapitulli në bisedat për anëtarësim të Serbisë në BE.

Mbrëmë Hahn është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Komento: