Intelegjenca serbe ka thënë se kanë zbuluar një aktakuzë drejtuar dy ish-gjeneralëve serbë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Inteligjenca serbe ka zbuluar që Prokuroria Speciale e Kosovës është duke përgatitur aktakuzë ndaj dy ish-gjeneralëve që ishin pjesë e luftës në Kosovë.
Vuçiq ka thënë se bëhet fjalë për Ljubis Dikoviq dhe Bozhidar Deliq, të dyshuar për krime lufte në Kosovë.
“Për çdo gjeneral që Prishtina mendon se duhet të gjykohen, ju e dini se çfarë do të jenë veprimet e organeve tona. Unë besoj se kryeministrja serbe do të kundërshtoj këtë lloj vullneti politik dhe do të marrë një vendim tjetër”, tha Vuçiq, transmeton lajmi.
Tutje, ai ka shtuar se prokurorët special të Kosovës janë në përgatitje të akuzave edhe ndaj disa gjeneralëve të tjerë.