“Intensifikimi i thirrjeve nga Specialja mund të sjellë aktakuzën e parë”

00:02 | 10 Dhjetor 2019

Latifi ka thënë se intensifikimi i thirrjeve nga Specialja mund të sjellë aktakuzën e parë.

Anëtari i PDK-së, Blerim Latifi, ka thënë se intensifikimi i thirrjeve nga Specialja mund të thotë se aktakuza e parë po vjen.

Sot është nisur për tu paraqitur edhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, ndërkohë që ftesat e Speciales kohët e fundit janë shpeshtuar.
“Intensifikimi i thirrjeve mund të thotë se aktakuza e parë po vjen”, ka thënë Latifi.

Por gjithsesi, Latifi shton se thirrjet nuk kanë lidhje me zhvillimet politike në vend.

“Specialja nuk mërzitet shumë për zhvillimet politike tona”, tha ai.

“Është bërë një lidhje që Specialja do të merret me grupin e Drenicës, si lidhje që kanë me “Shtëpinë e Verdhë”, por kjo nuk është e vërtetë pasi që në raportin e Martit janë përmendur edhe persona që nuk kanë fare lidhje me atë rajon sikur Komandant Remi”.

Komento: