Inter afër arritjes së një marrëveshje me Lautaro Martinez

16:54 | 26 Janar 2021

Duket se skuadra e Interit është shumë pranë rinovimit me Lautaron.

Inter thuhet se është afër arritjes së një marrëveshje me Lautaro Martinez, i cili do të nënshkruajë një marrëveshje të re deri në qershor të vitit 2024.

Argjentinasi arriti nga Racing Club në korrik të vitit 2018 për 25 milionë euro dhe që atëherë e ka dëshmuar veten si një lojtar i rëndësishëm në “Giuseppe Meazza”.

23-vjeçari ka shënuar nëntë gola në 19 ndeshje të Serie A këtë sezon, duke ndihmuar Interin të renditet i dyti, ku ata përfunduan sezonin e kaluar, kur ai shënoi 14 në 35 paraqitje në Serie A.

Raportet në Itali kanë treguar që ai ishte afër nënshkrimit të një marrëveshjeje të re deri në verën e 2025, por Tuttomercatoëeb zbulon se marrëveshja e re do të jetë një vit më e shkurtër se sa pritej.

Marrëveshja e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2023 dhe reprezentuesi argjentinas do të shtojë një vit më shumë në kontratën e tij kur të rregullohet paga e tij.

TMË zbulon se agjentët e tij kanë mbërritur në selinë e Interit dhe se klauzola e lirimit prej 111 milionë euro mbetet në marrëveshjen e re.

Komento: