Inter apo Juventus, nuk do të besoni me cilin ekip po stërvitet Lukaku!

15:36 | 06 Gusht 2019

E ardhmja e Romelu Lukakut po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar. Dje, sulmuesi belg shfrytëzoi ditën e pushimit duke stërvitur me Anderlecht, skuadrën e tij të mëparshme.

Sidoqoftë, sot, edhe pse ai pritej sot të shkonte për trainim në Manchester United, ai vendosi të vazhdojë stërvitjen me palën belge, përcjell ORAinfo.

Një sinjal i fortë nga ish sulmuesi i Evertonit, i cili është në radarin e Juventus dhe Inter.

Het Laatste Nieuws shkruan se Manchester United nuk ka pranuar të komentojë situatën, pasi marrëdhënia me lojtarin mbetet e tensionuar.

Besohet se Interi është në pozitë me të mirë për të nënshkruar me Lukakun, pasi marrëveshja e shkëmbimit që propozoi Juventus dështoi.

Pra, për momentin, bardhezinjtë kanë ftohur interesin e tyre, ndërsa Nerazzurri janë të prirur të sjellin lojtar për të kënaqur Antonio Conte.

Në ndërkohë, siç figuron më poshtë, Lukaku vazhdon të dërgojë sinjale se po largohet nga Manchester United. /ORAinfo/

Komento: