Inter arrin marrëveshje me yllin e Real Madrid

21:09 | 27 Qershor 2020

Hakimi është lojtar i Inter.

Achraf Hakimi është lojtar i Inter.

Ylli i Real Madrid, i cili luajti si i huazuar te Dortmund, Achraf Hakimi, do të transferohet tek Inter, përcjell lajmi.

Fabrizio Romano, me burime të Di Marzio, bën të ditur se Inter ka arritur marrëveshje me Real Madrid, për t’i dhënë 40 milionë euro, plus pesë milionë bonuse, për transferimin e Hakimi.

Klauzola për të drejtën e blerjes mbrapsht nuk është përmendur asnjëherë.

Ai do t’i bashkohet Interit gjatë javës tjetër, me testet mjekësore që do të bëhen atë javë, për zyrtarizimin.

Komento: