Inter arrin marrëveshjen me yllin e madh

11:06 | 02 Qershor 2019

Duket se skuadra e Interit ka bërë një super-transferim.

‘Sportmediaset’ raporton se ‘Zi kaltrit’ kanë arritur marrëveshje me sulmuesin e Romës, Edin Dzeko, transmeton lajmi.

Sipas këtyre raportimeve, Inter ka mbyllur marrëveshjen për vetëm 13.5 milionë euro.

Lojtari do të fitojë më shumë se 4 milionë euro për vit, në një kontratë dy vjeçare të nënshkruar nga boshnjaku.

Dzeko ka shënuar 14 gola në 33 ndeshje këtë edicion me skuadrën e Romës, por vetëm nëntë nga to ishin në Serie A.

Trajneri i ri i Inter, Antonio Conte thuhet të jetë njëri nga ata që ka kërkuar me më së shumti ngulm reprezentuesin e Bosnje e Hercegovinës.

Komento: