Inter bëhet ‘horë’, po e tranferon ‘plakun’ e Premierligës

19:38 | 02 January 2019

Afati i janarti po afrohet dhe gjigantët evropian kanë menduar për sjelljen e lojtarëve të rinj në ekip.

Interi është duke menduar seriozisht ta sjellë në klub mbrojtësin veteran të Manchester Unitedit, si futbollist të lirë, sipas Daily Mirror.

Ashley Young, i shndërruar në mbrojtës të krahut të djathtë në United, do të jetë lojtar i lirë në verë, pasi atëherë do t’i skadojë kontrata me klubin, transmeton Express.

Mbrojtësi anglez është i lirë qysh tani të bisedojë me klube tjera për t’u transferuar.
Ndërkohë, besohet se Unitedi është duke biseduar me Youngun për vazhdimin e kontratës për edhe një sezon tjetër, por Interi është i gatshëm t’i ofrojë atij kontratë dyvjeçare.

Zikaltrit, që janë në pozitë të mirë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, shpresojnë se do ta bindin Youngun të kalojë në Serie A.

Komento: