
Inter ka bërë goditjen e radhës.
Biraghi te Interi dhe Dalbert te Fiorentina. Tashmë është arritur marrëveshja mes dy klubeve për shkëmbimin e lojtarëve, ndërsa edhe mbrojtësi brazilian i Interit ka dhënë aprovimin e tij për kalimin te skuadra ”vjollcë”.

Siç raporton “Gianluca Di Marzio”, kjo marrëveshje po shkon drej fundit dhe Birgahi mund të mbërrijë që sonte në Milano dhe ditën e nesërme mund të kryej vizitat mjekësore.
Marrëveshja mes palëve është huazim i thjeshtë. Ndërkohë edhe Sanchez është shumë afër Interit me marrëveshjen që mund të mbyllet ditën e sotme ose nesër.