Inter bën “shaka” me Milanin, ia merr nga duart super-mesfushorin

21:27 | 23 January 2019

Interi është afër arritjes së marrëveshjes për mesfushorin sulmues të Udineses, Rodrigo De Paul, përcjell ORAinfo.

Sipas transferuesit Alfredo Pedullà, negociatat arritën në një fazë të përparuar pas takimit të sotëm.

Nerazzurët janë të etur për të rrëmbyer yllin e Argjentinës dhe kanë arritur për të shmangur konkurrencën nga Milan dhe Roma.

Udinese dëshiron 35 milionë euro për De Paul, ndërsa Interi është duke ofruar 30 milion euro plus bonuse të lidhura me performancën.

Është e mundshme që Nerazzurri gjithashtu do të dërgojë disa nga lojtarët e tyre të rinj si pjesë e marrëveshjes./ORAinfo/

Komento: