Inter – Conte, arrihet marrëveshja e madhe

14:37 | 12 Maj 2019

Duket se është arritur marrëveshja e madhe mes Contes dhe Interit.

Antonio Conte ka arritur marrëveshje me Interin për postin e trajnerit dhe do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me pagë vjetore 9 milionë euro.

Sipas gazetës italiane La Repubblica, ish-trajneri i Juventusit, Italisë dhe Chelseat është i gatshëm ta zëvendësojë Luciano Spallettin në stolin e zikaltërve.

Presidenti i Interit, Steven Zhang, e ka dhënë dritën e gjelbër që drejtori Beppe Marotta t’i finalizojë detajet e marrëveshjes, në mënyrë që ta mposhtë konkurrencën nga Roma, Milani dhe Juve.

Po ashtu, Interit i ngutet ta mbyllë marrëveshjen në rast se Paris Saint-Germain dhe Barcelona ndërhyjnë.

Komento: