Inter-Conte, vjen lajmi që e “dridh” Italinë

17:53 | 14 Dhjetor 2018

Siç raporton Tuttosport, Beppe Marotta, menaxher i ri i Interit, do të vlerësojë punën e Luciano Spalletti në fund të sezonit për të kuptuar nëse do të vazhdojë partneritetin apo jo përcjell ORAinfo.

Në rast të ndarjes, atëherë ish- shefi ekzekutiv i Juventusit mund të vendoste pamjet e tij tek Antonio Conte, me të cilin kishte shumë sukses në Torino.

Marotta, i cili u largua nga Juventusi në fund të tetorit, u konfirmua si shef ekzekutiv i ri në Inter të enjten përmes llogarisë zyrtare twitter të klubit.

“Jam i lumtur dhe krenar që po filloj një sfidë të re profesionale në një klub prestigjioz si Interi”, tha Marotta.”Presidenti Steven Zhang ka një projekt ambicioz dhe unë pres që të bëhem pjesë aktive e kësaj”, kishte shkruar Marotta./ORAinfo/

Komento: