Inter del me njoftim zyrtar: Asnjë i infektuar me koronavirus.
Stafi dhe lojtarët e Inter iu janë nënshtruar testeve për koroanvirus, dhe sot gjatë ditës janë bërë të ditura rezultatet.
Sipas faqes zyrtare të skuadrës ‘Zikaltër’, asnjë anëtar apo lojtar i skuadrës nuk ka rezultuar pozitiv.
“FC Internazionale Milano njofton se të gjitha rezultatet e testeve të së premtës nga stafi dhe lojtarët e klubit janë kthyer si negative”, thuhet në njoftim.
Inter tashmë është gati që të rinis seancat stërvitore në grup, të cilat lejohen të zhvillohen qysh nga nesër.