Interi e rivalizon Arsenalin për Partey.
Italianët dëshirojnë që ta forcojnë mesfushën e tyre dhe Conte e ka në listën e dëshirave ganezin e Atletico Madrid
Thomas Partey është në qendër të mediave katë verë. Ganezi vazhdimisht ka qenë në tituj të mediave botërore me një numër skuadrës që janë të interesuar për nënshkrimin e tij.
Klauzola e tij është 50 milionë euro dhe kjo ka bërë, për shkak edhe të pandemisë, që shumë skuadra mos të arrinë që ta plotësojnë këtë shumë.
Për momentin situata është e paqartë pasi që vendosi të mos nënshkruajë vazhdimin e kontratës.
Arsenali thuhet se është më i interesuar për ta, por për shërbimet e tij janë të interesuar se voni edhe PSG, Juventus dhe Inter.
Por, nga klubet italianet duket se më së shumti Inter ka shprehur interesim dhe se ata dëshirojnë që t’ia ofrojnë Ivan Perisicin Atleticos dhe para për lojtarin.
Inter mund të kap shumë 50 milionë euro nëse e shet Skriniar në PSG, për të cilin thuhet se janë të interesuar francezët. Megjithatë, mbetet të shihet se si do të shkojë saga e Thomas Partey deri më 6 tetor kur edhe përfundon afati kalimtar.