Inter dhe Barcelona po e bëjnë shkëmbimin e madh

12:32 | 14 April 2020

Interi e mendon shkëmbimin e Lautaros me Griezmannin.

Interi raportohet se po e shqyrton mundësinë e përfshirjes së Antoine Griezmannit në marrëveshjen për transferimin e yllit zikaltër Lautaro Martinez në Barcelonë, gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Zikaltrit janë duke e bërë maksimumin për të mos el lënë superyllin argjentinas të largohet, mirëpo klauzola e tij prej 111 milionë eurosh për shkëputjen e kontratës ia jep Barcelonës mundësinë për të negociuar me Interin, transmeton Gazeta Express.

Gjendja ekonomike nuk është më e mira e mundshme te asnjë klub shkaku i pezullimit të detyruar të ligave shkaku i kornavirusit dhe Gazzetta dello Sport shkruan se Interi është i gatshëm ta kërkojë Griezmannin në këmbim për Lautaron, përderisa Barcelona po insiston në transferimin e 22-vjeçarit.

Gazeta italiane e thekson qëllimin e Barcelonës për ta përfshirë të paktën një lojtar në marrëveshjen potenciale për transferimin e Lautaros për t’ia ulur atij çmimin prej 111 milionë eurosh, përderisa klauzola vlen për 15 ditët e para të korrikut.

Arturo Vidal ka qenë gjithashtu i përfolur për një transferim të zikaltrit, pasi që trajneri Antonio Conte thuhet se dëshiron me ngulm ta kthejë kilianin në Itali. Interi dëshiron ta marrë Vidalin fillimisht si huazim, me opsionin për ta blerë në janar.

Më herët, mediumet spanjolle kishin sugjeruar se Barcelona ishte e gatshme ta lërë Griezmannin të largohet për t’i siguruar paratë e nevojshme për blerjen e Lautaros të Interit, i cili i ka shënuar 12 gola në 22 ndeshjet e Serisë A këtë sezon.

Zikaltrit e kishin transferuar Lautaron për 25 milionë euro nga Racing Club në korrik të vitit 2018 dhe argjentinasi që nga atëherë ka luajtur në 66 ndeshje, ndërsa ka kontribuar në ato ndeshje me 25 gola të shënuara.

Komento: