Inter dhe Juve në “luftë” për yllin 70 milionësh

10:29 | 14 Gusht 2019

Inter dhe Juventus janë vendosur të luftojnë për yllin e Fiorentinës, Federico Chiesa, verën e ardhshme, raporton Gazzetta dello Sport.

Të dy klubet janë të interesuar për mesfushorin sulmues tani, por pronari i ri i Fiorentina, Rocco Commisso nuk është i gatshëm ta shesë menjëherë lojtarin më të mirë të klubit të tij, përcjell ORAinfo.

Në vend të kësaj, lufta për Chiesa do të kalojë në verën e ardhshme, me Viola të vendosur 70 milion për 21-vjeçarin./ORAinfo/

Komento: