Andreas Christensen është mbrojtësi i skuadrës së Chelseas e më të cilën po e përfundon tani kontratën, pasi skuadra ka vendosur ta huazojë.
Klubi me bazë në Londër është tani i hapur për huazimin e lojtarit, por vetëm për një tarifë prej 7 milionë euro përcjell ORAinfo.
Inter dhe Juventus janë dy skuadra në të cilat lojtari është propozuar gjatë muajve të fundit, pasi të dy ekipet kërkojnë përforcime në departamentin mbrojtës për arsye të ndryshme.
Juventusi ka humbur Mehdi Benatia (shkuar në Katar) dhe po konsideron futjen e një mbrojtësi tjetër në ekip për shkak të lëndimeve të Bonucci dhe Barzagli.
Inter, nga ana tjetër, janë duke u përpjekur të merren me pakënaqësinë e Joao Mirandas, i cili ka kërkuar të shitet.
Megjithatë, Interi nuk ka ndërmend të pranojë oferta përpara se të ketë një zëvendësim në duart e tyre, prandaj Christensen mund të jetë një opsion i minutës së fundit për të dyja skuadrat./ORAinfo/