
Inter dhe Juventus do të kenë një derbi tjetër në tregun e transferimeve.
Skuadrat janë vënë pas yllit të Fiorentinas, Federico Chiesa, sipas gazetës Calciomercato.
Derbi i parë në treg u fitua nga Inter gjatë verës, kur skuadra siguruoi ish sulmuesin e Manchester United, Romelu Lukaku, megjithatë këtë herë Juventusi nuk po pranon të humbasë përsëri, përcjell ORAinfo.
Drejtori Sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka disa muaj që është në bisedime me sulmuesin 21-vjeçar italian dhe kishte takime të shumta me babanë e lojtarit Enrico Chiesa.
Mirëpo Beppe Marotta nga Inter thotë se nuk e kanë ndërmend ta humbasin këtë lojtar.
Mbetet në muajt në vazhdim të kuptohet se si do të përfundojë ky derbi në mes të dy skuadrave italiane./ORAinfo/
