Inter- Di Maria, vjen lajmi i madh

13:06 | 13 Nëntor 2020

Inter dëshiron transferimin falas të Di Maria.

Angel Di Maria mund të provojë një aventurë në Serie A.

Është skuadra e Interit që po shikon mundësinë e transferimit të argjentinasit.

Sipas Tuttosport, drejtuesit e Interit po planifikojnë të nënshkruajnë me mesfushorin ofensivë, nëse ai largohet falas nga PSG.

Kontrata e Di Maria me PSG-në përfundon në verën e vitit 2021, dhe nga janari ai është i lirë të negociojë me klubet tjera.

Di Maria gjatë karrierës së tij të madhe, ka veshur fanellat e skuadrave Benfica, Real Madrid dhe Manchester United.

Komento: