Inter e do me ҫdo kusht Lukakun, bën ofertë të papritur për të – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Inter e do me ҫdo kusht Lukakun, bën ofertë të papritur për të

00:02 | 23 Korrik 2019

Skuadra e Interit ka bërë edhe një ofertë tjetër për Lukakun.

Inter është e vendosur që të transferojë yllin e Manchester United, Romelu Lukaku.

Që nga fillimi i merkatos, emri i Lukaku është lidhur me një transferim të mundshëm tek skuadra e Inter.

Është trajneri i ri i ‘Zi kaltërve’, Antonio Conte, ai i cili e pëlqen jashtëzakonisht shumë reprezentuesin e Belgjikës.

Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se Inter do të propozojë ofertën e re prej 55 milionë eurove para të gatshme, plus shërbimet e Ivan Perisic.

Vitin e kaluar kroati ishte objektivi kryesorë i Man Utd, por ajo ishte koha kur në stolin e skuadrës ishte Jose Mourinho.

Mbetet të shihet nëse Inter do të nis ofertën edhe zyrtarisht, dhe nëse kjo ofertë do të bind drejtuesit e ‘Djajve të kuq’.

Komento: