Skuadra e Interit ka bërë edhe një ofertë tjetër për Lukakun.
Inter është e vendosur që të transferojë yllin e Manchester United, Romelu Lukaku.
Që nga fillimi i merkatos, emri i Lukaku është lidhur me një transferim të mundshëm tek skuadra e Inter.
Është trajneri i ri i ‘Zi kaltërve’, Antonio Conte, ai i cili e pëlqen jashtëzakonisht shumë reprezentuesin e Belgjikës.
Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se Inter do të propozojë ofertën e re prej 55 milionë eurove para të gatshme, plus shërbimet e Ivan Perisic.
Vitin e kaluar kroati ishte objektivi kryesorë i Man Utd, por ajo ishte koha kur në stolin e skuadrës ishte Jose Mourinho.
Mbetet të shihet nëse Inter do të nis ofertën edhe zyrtarisht, dhe nëse kjo ofertë do të bind drejtuesit e ‘Djajve të kuq’.