Inter e do me çdo kusht yllin e Man Utd-së

22:29 | 25 Qershor 2019

Romelu Lukaku është futbollisti për të cilin ka shfaqur interesim skuadra italiane, Inter.

Agjenti lojtarit ka konfirmuar se Interi është duke u përpjekur të nënshkruajë me sulmuesin e Manchester United.

Federico Pastorello u takua me drejtuesit e Interit në zyrat e klubit të martën pasdite, në mes të spekulimeve në rritje që i lidhin ‘Nerazzurrët’ me Lukakun dhe shokun e tij Valentino Lazaron.

“Ne folëm për [Edoardo] Vergani për shkak të situatës së tij më urgjente”, tha Pastorello, transmeton lajmi.
”Lukaku është një ëndërr, i vështirë për t’u arritur, por asgjë nuk është e pamundur”.

”Romelu publikisht ka treguar dëshirat dhe planet e tij. Le të shohim çfarë do të ndodhë”, deklaroi ai.

Komento: