Inter e fiton derbin ndaj Napolit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Inter e fiton derbin ndaj Napolit

22:54 | 26 Dhjetor 2018

Interi e ka mposhtur Napolin.

Skuadra e Luciano Spallettit, që ishte më e mirë në këtë ndeshje ka vuajtur shumë për të gjetur golin e fitores.

Ishte zëvendësuesi Laurtaro Martinez që në minutën e 92’ shënoi golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores për Interin.

Ky gol i Interit, erdhi një minutë pas një super mundësie të lëshuar nga mysafirët, ku Asamoah priti në vijën e portës një goditje të Hamsik.

Me këtë fitore, Inter numëron 36 pikë dhe renditet në vendin e tretë, pesë më shumë se Lazio e vendit të katërt.

Në xhiron e ardhshme Inter udhëton për t’u përballur me Empolin.

Komento: