Inter e gjen zëvendësuesin e Eriksenit

09:14 | 17 Nëntor 2020

Interi e konsideron Wijnaldumin si zëvendësues të Eriksenit.

Interi është duke u përgatitur për transferimin e Georginio Wijnaldum, i cili në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë.

30-vjeçari ka kontratë me Loverpoolin deri në qershor 2021 dhe sipas njoftimeve, ai mund të largohet nga Anfield në sezonin e ardhshëm.

Mediat angleze thonë se Jurgen Klopp dëshiron ta mbajë në skuadër dhe se klubi e ka njoftuar se planifikon t’ia vazhdojë kontratën.

Mirëpo, sipas Calciomercato, futbollisti planifikon të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, ndërsa interesim ka shprehur edhe Barcelona.

Përderisa lojtari akoma nuk ka marrë një vendim për të ardhmen, Interi planifikon t’i bëjë ofertë për ta transferuar në verën e ardhshme, pasi shefi ekzekutiv, Giuseppe Marotta, është admirues i tij.

Angazhimi i holandezit do të jetë akoma më i mundur, pasi Nerazzurrët të largojnë futbollistët, si Matias Vecino, Radja Nainggolan e Christian Eriksen.

Komento: