Interi dërgon ofertë te Bayerni për Pavard.
Interi ka nisur zyrtarisht tentativat për të transferuar Benjamin Pavard nga Bayern Munich.
Sipas raportimeve, zikaltrit kanë ofruar 25 milionë euro në tavolinë për shërbimet e francezit.
Bayern Munich mund të jetë pengesë në këtë marrëveshje, transmeton Gazeta Express.
Ndërsa, sa i përket lojtarit, ai do të largohet nga Bayerni dhe mund të pranojë një ofertë nga gjiganti italian.
Pavard prej vitit 2019 është pjesë e Bayern Munich, kurse paraprakisht kishte luajtur për Stuttgartin dhe Lille.