Inter e nis me fitore

23:42 | 19 August 2023

Interi me fitore të pastër ndaj Monzas në xhiron e parë të Serie A.

Interi e ka mposhtur me rezultat 2-0 Monzan në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie A. Të dy golat në këtë ndeshje për Interin i ka shënuar Lautaro Martinez (8’, 76)

Lautaro Martinez si kapiten i ka prirë skuadrës së Interit në fitoren e parë që ata kanë luajtur në Guiseppe Meaza të Milanos kundër Monzas, e të cilën e fituan me rezultat 2-0.

Interi e nisi mirë këtë ndeshje dhe qysh në minutat e parë ndihej që ata do të shënon gol.

Kështu edhe ndodhi.

Denzel Dumfries bëri një depërtim të mirë nga krahu i djathtë për të pasur të Lautaro Martinez që shënoi golin e parë në këtë ndeshje në minutën e tetë.

Pas golit, Interi qetësoi ndeshjen dhe nuk rrezikoi më portën e mysafirëve.

Pjesa e dytë ishte më dinamike, me Monzan që kërkonte të bënte më shumë për ta barazuar rezultatin.

Megjithatë, Interi nuk e lejoi këtë dhe në minutën e 76-të ata shënojnë golin e sigurisë.

Ishte përsëri Lautaro Martinez që shënoi gol por kësaj radhe ai u shërbye me asist nga transferi i ri i Zikaltërve, Marko Arnautovic.

Deri në fund të ndeshjes nuk pati me raste për të shënuar dhe Interi arrin fitore qysh në fillim të kampionatit.

Në xhiron e dytë, Interi do të luan si mysafirë i Cagliarit kurse Monza luan kundër Empolit në shtëpi.

Komento: