Inter akoma nuk ka vendosur për Alexis Sanchez.
Ylli kilian i futbollit, Sanchez, ka kaluar këtë sezon si i huazuar te skuadra e Inter, kurse kartoni i tij i takon Manchester United.
Inter nuk ka marrë akoma vendimin nëse do ta transferojë lojtarin në formë permanente, ose nëse do ta kthejë në ‘Old Trafford’.
Drejtori sportiv i Inter, Piero Ausilio, ka thënë se ata nuk janë afër një vendimi, por do ta mbajnë kilianin deri në fund të këtij sezoni, për të proceduar më vonë.
Ai do të qëndrojë me ne deri në fund të sezonit, pastaj ne do të vendosim për të ardhmen e tij me Man Utd”, ka thënë Ausilio, transmeton lajmi.net.
“Ai do të ketë mundësinë që të tregojë aftësitë e tij”, ka shtuar drejtori sportiv.
Alexis Sanchez mund të jetë mbulimi për Lautaro Martinez, ky i fundit që po lidhet me Barcelonën.