Interi fiton minimalisht, vendos goli i Lautaro Martinezit.
Pas barazimit me Monzan në javën e kaluar, Interi është rikthyer te fitorja në Serie A.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi shënoi fitore si vendase ndaj Hellas Veronas.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Giuseppe Meazza” përfundoi me rezultatin 1:0.
Golin e vetëm dhe të tri pikëve për “Nerazzurrët” e shënoi Lautaro Martinez, qysh në minutën e tretë.
Interi pas kësaj fitore ka 37 pikë dhe renditet i katërti në tabelë, kurse Hellas Verona ndodhet në pozitën e parafundit (19) me vetëm nëntë pikë të grumbulluara.