Inter fiton me vështirësi ndaj Sampdorias, ky është rezultati i ndeshjes

23:59 | 21 Qershor 2020

Interi me vështirësi kryen detyrën.

Interi e ka mposhtur me vështirësi Sampdorian, 90 minuta sollën tre gola.

Të besuarit e Antonio Contes triumfuan 2-1 me golat e sulmuesve në top formë gjatë gjithë sezonit,Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.

Ata shënuan në pjesën e parë për 2-0, derisa me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 53’, Morten Thorsby shënoi për mysafirët për 2-1.

Pavarësisht tentimeve të shumta nga të dy skuadrat, nuk pati më gola dhe në fund Interi mori tri pikët në ndeshjen e parë në Serie A pas pandemisë.

Objektivi i Interit të Contes është të qëndrojë në zonën Champions, por edhe për titull ende asgjë nuk dihet, pasi diferenca me Juven është vetëm gjashtë pikë.

Komento: