Inter fiton pas vazhdimeve ndaj Parmës, kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

23:41 | 10 January 2023

Interi më vështirësi fiton ndaj Parmës, kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Interi ka fituar më shumë vështirësi kundër Parmës për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë. Zikaltërve, të cilët janë fitues të Kupës së Italisë nga sezoni i kaluar, arriti që ta mposhtë Parmën e Buffon pas 120 minutave lojë. Juric (38’) shënoi golin e parë në këtë ndeshje për Parmën kurse Martinez (88’) dhe Acerbi (110’) që përmbysën rezultatin

Janë dashur 120 minuta lojë për të përcaktuar fituesin e ndeshjes Inter – Parma derisa skuadra ku luan portieri legjendar Guianluigi Buffon.

Roberto Gigliardini (23’) rrezikoi për herë të parë Parmën por që goditja e tij përfundoi afër shtyllës së majtë të portës.

Goli u shënuan në minutën e 38-të të ndeshjes dhe ishte një gol i bukur i shënuar nga Stanko Juric që bëri një goditje nga largësia duke mos i lënë asnjë mundësi Onanas për ta pritur këtë goditje.

Interi kërkoi penallti në fund të pjesës së parë dhe pas rishikimit në VAR ajo nuk u dha nga gjyqtari Prontera.

Parma arriti që të mbrohet mirë gjatë tërë pjesës së dytë derisa morën gol tek në fund të ndeshjes.

Ishte Lautaro Martinez që shënoi gol në minutën e 88-të pas një topi të kthyer nga mbrojtja e Parmës. Dzeko ka mundur që ta përfundonte këtë ndeshje sikurse ta finalizonte një pasim të mirë që ju bë në zonë atij.

Gjatë shtesave Parma ishte shumë afër për të shënuar një gol në minutën e 102 me anë të Antoine Hainaut, por që goditja përfundoi shumë afër shtyllës së majtë të portës.

Por, në pjesën e dytë të shtesave do të ishin interi që luajtën më mirë dhe arritën që të shënojnë gol në minutën e 110-të të ndeshjes.

Acerbi shfrytëzoi mirë një kthim topi dhe shënoi gol me kokë nga pothuajse 16 metra për rezultat 2-1 në këtë ndeshje duke kaluar kështu skuadrën e tij në çerekfinale.

Kujtojmë se Interi do të pres fituesin e ndeshjes Atalanta-Specia për të kuptuar kundërshtarin e tyre në çerekfinale.

Komento: